Policia Shqiptare njofton qytetarët që duan të kalojnë drejt Greqisë për rregullat e reja.

Pas ndryshimit të orareve të kalimit në Pikën Kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës, policia sqaron dhe për formularin me testin negativ për COVID me të cilin duhet të jenë pajisuar ata që duan të kalojnë. Ndërkohë që shtetas të BE apo me leje qëndrimi në vendet e BE dhe vendet e tjera të treta nuk lejohet te hyjnë nëpërmjet P.K.K. Kakavije dhe Kapshticë për në Greqi

NJOFTIMI
? Autoritetet policore greke?, njoftojnë se nga ora 2️⃣2️⃣:0️⃣0️⃣ deri në orën 0️⃣6️⃣:0️⃣0️⃣, Pikat e Kalimit të Kufirit Kakavije dhe Kapshticë ?? nga pala greke do të jenë të mbyllura për udhëtarët ?‍♂️ dhe automjetet ? si në hyrje edhe në dalje të Greqisë??.

? Pikat e kalimit? do të jenë të hapur për qytetarët dhe automjetet çdo ditë nga ora 0️⃣6️⃣:0️⃣0️⃣ deri në 2️⃣2️⃣:0️⃣0️⃣, ora Shqiptare.

? Policia e Shtetit? ?? fton qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve që të ⚠️ shmangin lëvizjet dhe udhëtimet gjatë orarit që Pikat e Kalimit janë të mbyllura ?⛔pasi mjetet dhe udhëtarët nuk do të lejohen nga Policia Kufitare ?? që të parkojnë apo qëndrojnë në territorin doganor e kufitar ??.

? Gjithashtu Policia e Shtetit njofton qyetarët se sipas njoftimit zyrtar të autoriteteve greke, duke filluar nga data 16 Gusht 2020, do të lejohet që të hyjnë në Greqi?? nëpërmjet Pikës së Kalimit të Kufirit Kakavije? vetëm 750 shtetas në ditë.

? Duke filluar nga data 17 Gusht, do të lejohet hyrja në Greqi nëpërmjet Pikës Kalimit Kufirit Kakavije? për 750 shtetas në ditë të cilët përveç formularit PLF duhet të jenë pajisur me vërtetim në gjuhën angleze që vërteton se kanë kryer testimin për Covid-19? dhe kanë rezultuar negativ. Formulari duhet të përmbajë rezultatin negativ, numër pasaporte dhe emër mbiemër.

? Karantinë nuk do të ketë.

? Lejohet të kalojnë kufirin vetëm shtetas grekë, shtetas shqiptarë e të huaj me leje qëndrimi greke dhe minoritarë me kartën përkatese, të gjithë duke qënë të pajisur me PLF dhe analizën negative Covid-19.

⛔ Shtetas të BE apo me leje qëndrimi në vendet e BE ?? dhe vendet e tjera të treta nuk lejohet te hyjnë nëpërmjet P.K.K. Kakavije dhe Kapshticë për në Greqi.

? Policia e Shtetit ? ?? apelon që të gjithë qytetarët të ndjekin udhëzimet e autoriteve për lëvizjet në kufi si dhe të respektojnë me rigorozitet masat mbrojtëse me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19 ?.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb