Dhjetëra të huaj, përfshirë shtetas amerikanë, janë larguar nga Kabuli me një avion komercial ndërkombëtar, duke shënuar evakuimin e parë në shkallë të gjerë që kur forcat amerikane dhe NATO-s u larguan nga Afganistani në fund të muajit të kaluar.

Largimi i tyre të enjten shënon një përparim në koordinimin e trazuar midis Shteteve të Bashkuara dhe udhëheqësve të rinj talebanë të Afganistanit.

Talebanët kanë thënë se do të lejojnë të huajt dhe afganët me dokumenta të vlefshme udhëtimi të largohen. Por një mosmarrëveshje disa ditore mbi avionët çarter në një aeroport tjetër kishte hedhur dyshime mbi garancitë e dhëna nga talebanët.

Avioni i shoqërisë ajrore Qatar Airways do të ulet në Doha. Një zyrtar i lartë amerikan tha se në fluturim ka amerikanë, ata me dokumentin e njohur si ‘karta jeshile’ dhe kombësi të tjera, përfshirë gjermanë, hungarezë dhe kanadezë.

Ditët e fundit, kishte një përplasje mes talebanëve dhe organizatorëve të disa avionëve çarter, të cilët kishin shpresuar të evakuonin amerikanët dhe afganët e rrezikuar nga një aeroport në Afganistanin verior.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: