Shtetasja turke Nur Coşkun e cila shpëtoi duke u plagosur nga shpërthimet që ndodhën më 4 gusht në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, tha se nuk mund të besojë se ka mbijetuar për shkak të ashpërsisë së shpërthimit.

Coşkun e cila përveç shtetësisë së Libanit ka edhe të Turqisë, në një prononcim,  shpjegoi përjetimet e saj në momentin e shpërthimit të ndodhur në Portin e Bejrutit.

Ajo ende nuk e ka tejkaluar tronditjen e asaj që ka përjetuar. “Pasi e fala namazin e iqindisë, derisa isha në shtëpinë time ndjeva se shtëpia u lëkund fuqishëm. Kur shikova përreth, pash se isha gjakosur gjithandej. Nuk isha e vetëdijshme se jam plagosur”, tha ajo.

Coşkun duke treguar se shtëpia e ish-kryeministrit Saad Hariri është shumë afër shtëpisë saj tha se “Menjëherë u drejtova tek dritarja e shtëpisë për të shikuar se çka ka ndodhur. U shqetësova se është shënjestruar shtëpia e Haririt por kur shikova me vëmendje e pashë se tymi ngrihet nga Porti i Bejrutit”.

“Falë Zotit jetoj. Ende nuk mund të besoj se mbijetova”, tha më tej ajo.

Të martën, Bejruti dhe rrethina e tij u tronditën nga një shpërthim masiv, që la të vdekur të paktën 135 persona dhe rreth 5 mijë të tjerë të plagosur.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb