Nga Stavri Dajo

Stavri dajo

Atypari Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta dekretoi dhënien e shtetësisë shqiptare kryepeshkopit të  Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos, një vendim i vonuar, por që tregon emancipimin e mendësisë politike të klasës politike shqiptare.

Me këtë rast disa mendime për qëndrimin e zyrtareve shqiptarë ndaj klerit në fillin e kohëve. Në kohën e sundimit tiranik komunist teza e institucionalizuar se populli shqiptar ishte ndër shekuj ateist, shpallur me bujë në auditorë, ishte mikluese, pasi sipas mendësisë marksiste feja ishte opium për popullin.

Enver Hoxha i shpalli një luftë të pamëshirshme besimit fetar deri sa e ndaloi me ligj ushtrimin e të drejtëve fetare dhe të besimit, paçka se feja predikonte idenë e dashurisë, tolerancës dhe faljen e mëkateve, pra ishte kundër dhunës. Në thelb kjo politikë ishte një erozion ndaj vlerave, edukatës dhe etikës shumëshekullore të njerëzimit që mbronte familjen dhe dashurinë e njeriut ndaj njeriut.

Ndoqi pa mëshirë klerikët, i burgosi dhe i zhduku pa ngurrim në kampe përqendrimi dhe në burgje me akuza çnjerëzore dhe pa baza për tradhti të lartë ndaj atdheut. Ishte absurde të mendoje se kleri katolik dhe ai ortodoks parashtronte plane diversioniste dhe komplotiste për cungimin territorial të Shqipërisë.

shtypi i kohes

Por Enver Hoxha e donte për kapital politik këtë qëndrim –d.m.th. trajtimin e fesë si gogol- pasi kleri, sidomos kleri katolik, i përkiste inteligjencës së kulturuar të vendit dhe luante rolin e udhëheqësit shpirtëror, pra i cenonte absolutizmin e pushtetit të tij tiranik. Po kështu për kapital politik dhe përfitime ordinere tregtare –por në sens tjetër- e donte fenë dhe klerin edhe mbreti Zog i cili në vitin 1958 ndërroi emrin nga Ahmet në Antonio në këmbim të një shume të madhe monetare, sipas shtypit të kohës.

* Doktor i shkencave historike i Universitetit “Aristoteli” të Selanikut

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb