Nënshkrimi i Deklaratës së Pavarësisë më 4 korrik 1776 përbën jo vetëm ngjarjen më të shënuar në historinë e kombit amerikan, por edhe një ndër stacionet më të rëndësishme të rrugëtimit të qytetërimit dhe vlerës më të lartë të shoqërisë njerëzore, lirisë.

Kurrë ndonjëherë më parë, në asnjë dokument të një rëndësie të tillë, nuk ishin sanksionuar aq solemnisht të vërtetat sublime të njerëzimit; e drejta e jetës, lirisë, barazisë dhe lumturisë individuale e detyrimi i shtetit për t’iu dedikuar atyre dhe për t’i garantuar ato, sesa në Kushtetutën e SHBA.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb