Ministri rus Sergei Lavrov në një konferencë për mediat pas takimit me ministrin e Jashtëm Ukrainas, u pyetur lidhur me bombardimet ruse në spitalin e fëmijëve dhe maternitetin në Ukrainë, ku theksoi se materniteti ishte pushtuar në grupe radikale dhe se ishte kthyer në një batalion ukrainas, duke shtuar se gratë ishin larguar nga atje.

“BE ka folur me një zë duke thënë se nuk ka të dhënë për aktivitet biologjik në Europë dhe kjo nuk është për tu habitur, pasi Amerika po e bën këtë në mënyrë sekrete siç e bën në vende të tjera të ish-Bashkimit Sovjetit. Ka një Konventë që ndalon armët biologjike dhe toksike, kjo është përgjigja ime, por ata që janë me armë në Ukrainë duhet të kuptojnë se do të mbajnë përgjegjësi, po ashtu edhe ato vende që dërgojnë mercenarë në Ukrainë”, tha Lavrov.

Pyetje: Si mund të justifikoni bombardimet e spitalin e Mariupolit ku kishte edhe gra shtatzëna? A po dëmtoni ekonominë tuaj për një pushtim që bota nuk e pranon?

Lavrov: Nuk është hera e parë që ne dëgjojmë deklarata për të ashtëquajtuar krime lufte të kryera nga forcat ruse. Në një takim të Këshillit të Sigurimit treguam fakte se materniteti është pushtuar nga grupe radikale, ata i kanë larguar gratë dhe kanë ngritur bazë për batalione në Ukrainë. Ju nxirrni konkluzionet tuaja se si manipulohet opinioni publik në botë, është emocionale, fatkeqësisht pala tjetër nuk ka dhënë ide objektive. Ne i kemi vënë vëmendje faktit se Ukraina është kthyer në një vend anti-rus ku perëndimi që nga viti 2000 i ka kërkuar ose me ne ose kundër nesh. Ne kemi parë manipulime ku kandidatë pro perëndimore në 2009 në shkelje të Kushtetutës së Ukrainës, miratuan vendime jo kushtetuese për zgjedhje”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: