Në seancën e sotme në Kuvend, deputeti Oerd Bylykbashi është treguar kritik ndaj kryeministrit Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij Bylykbashi tha se reforma në drejtësi nuk ka funksionuar dhe se deri më tani është prodhuar vetëm pandëshkueshmëri.

“Keni parë ndokënd këtu të humbasë jetën në këtë betejë me mafien. Kjo ka një arsye të thjeshte sepse nuk ka nevojë për këtë sepse shteti e angazhon atë gjatë zgjedhjeve. Drejtësia po largohet dhe këto janë produkte të reformës në drejtësi. Duke lavdëruar njëri tjetrin të gjitha na dhanë këtë reformë që ka prodhuar vetëm padrejtësi. Kemi investime strategjike, kemi pandëshkueshmëri për qeverinë sepse nuk e ka frikë drejtësinë. S’ka nevojë për mafie dhe instrumente të saj sepse është shteti që u bën presion qytetarëve dhe i grabit çdo ditë,”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb