Ish-kreu i Krimeve të Rënda dhe njëkohësisht ish-prokurori, Eugen Beçi i ftuar në studion e emisionit “Open”, në News24 komentoi dosjen e SPAK për inceneratorin e Tiranës.

Sipas ish-prokurorit, nëse do bëhej një hetim i plotë, i përbashkët, do të kishte më shumë rezultat, ndërsa argumentoi se provat, subjektet dhe faktet penale janë të përbashkëta.

Ndër të tjera Beçi tha se ‘shteti i kalon lekët nga xhepi i majtë në atë të djathtë’, kjo referuar vijimit të punës së inceneratorit të Tiranës.

“Po ti referohemi të tre inceneratorëve… çfarë po arrijmë sot me atë të Tiranës? Problemi është më i thellë për sa i përket një hetimi i të plotë dhe shtjellues. Sot shohim që kemi prova të përbashkëta, subjekte, fakte penale të përbashkëta. Këto të çojnë në një konkluzion që po të hetohej më vete nuk do ishim në situatën e copëzimit. Nëse do bëhej një hetim të plotë do shihnim që hetimi do duhet të përmblidhte të përbashkëta. Nëse dosja do ishte e përbashkët nuk do kishim një cirk procedural. Vërtet përmenden 15 emra, por një pjesë janë në kërkim. Po t’i çonim në një emërues të përbashkët do kishim më shumë rezultat. Këtu arrijmë të kuptojmë me një emërues të përbashkët do kishim rezultate më të larta. Duket sikur futet një grupo brenda, nëse kënaqet opinioni publik lihet e kaq, nëse jo vijon hetimi. Duke parë se hetimi do ishte shterues do kishim subjekte shumë më lart. Do shinim që në Qarkun e Tiranës nuk është vetëm bashkia e Tiranës.

Rezultatin mund ta jap populli. Këta njerëzit e SPAK janë futur në një trekëndësh. Kemi presione nga ndërkombëtarët dhe nga politika.

Shteti i kalon lekët nga xhepi i majtë në atë të djathtë. Shteti sot që flasim…nuk merr më lekë privati, por këto taksa shteti i kalon nga xhepi iu majtë në atë të djathtë. Sot që flasim s’po bëhet asnjë dëm.”, u shpreh Beçi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb