Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, në një konferencë të titulluar “Roli i Institucioneve Vetëqeverisëse të Drejtësisë” ku të pranishëm ishin dhe anëtarë të medias, u ndal te Reforma në drejtësi dhe lufta kundër pandëshkueshmërisë.

Gjatë fjalës së tij, Manja ka theksuar se reforma në drejtësi po jep frytet e para dhe qeveria është e angazhuar ta dërgojë përpara këtë reforme. Ai nënvizoi më tej, se do të miratohet harta e re gjyqësore si dhe do të rritet numri i pranimit në shkollën e magjistraturës, si e vetmja rrugë për plotësimin e vakancave.

“Shteti i së drejtës ishte i kapur peng nga korrupsioni. Vettingu filtroi dhe nxori nga sistemi një numër të lartë gjyqtarësh dhe prokurorësh. Reforma ishte e nevojshme dhe po jep rezultate. Ndërsa tani, le të flasim për rezultate konkrete, sepse sistemi i mëparshëm i drejtësisë promovonte padrejtësinë dhe modelin e pandëshkueshmërisë. Reforma në Drejtësi po jep rezultate dhe qeveria e re është e vendosur ta çojë përpara. Vetingu tregoi se sa i nevojshëm ishte. Reforma po jep frytet, ajo është një model unik në vendet e rajonit.

Vetingu u certifikua edhe nga Gjykata e Strasburgut. Do miratojmë hartën e re gjyqësore dhe do të rrisim numrin e pranimit në shkollën e magjistraturës si e vetmja rrugë për plotësimin e vakancave”, tha Manja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb