IRAK- Mohammad al-Kirayfawai ua dorëzon tri herë në javë nga treqind dollarë luftëtarëve të “Shtetit Islamik” vetëm pse i lejohet të drejtojë një kamion-frigorifer të mbushur me akullore dhe ëmbëlsira të tjera të ngrira nga Jordania në një pjesë të Irakut, ku veprojnë lirshëm militantët islamikë.

Luftëtarët që kontrollojnë pikën kufitare, ia marrin këto para si të ishte ndonjë taksë e përcaktuar me ligj. Ata nuk e konsiderojnë këtë shumë si ryshfet a haraç. Madje edhe vulosin një dokument, pasi ia marrin paratë tregtarit, shkruan “Koha.net”.

Vula përmban edhe logon e “Shtetit Islamik”. Kirayfawai thotë se vula i duhet si dëshmi kur të kalojë nëpër postblloqe të vendosura nga militantët e tjerë të ISIS-it nëpër pjesët më të thella të territorit irakian.

Kështu ai legjitimohet nëpër të gjitha rrugët irakiane të kontrolluara nga organizata terroriste.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: