Ish-Drejtues i Lartë i Policisë, Arben Hajdarmataj i ftuar në emisionin “Open” në “News24”, thaa se për emërimin e Gledis Nanos ka pasur që në fillim rezervat e tij. I ndalur tek vendimi për shkarkimin e Gledis Nanos, ai tha se tek Nano panë një person që ishte pa lidhe me krimin, dhe se sipas tij nuk pranoi të bëhej pjesë e tyre as me heshtje dhe as me emërimet e kërkuara.

“Unë kam pasur rezervat e mia në emërimin e zotit Nano. Maksimumi ka qenë shef krimesh dhe drejtor anti-terrori., nuk ka arritur të drejtojë një Komisariat. Nuk është çështje për t’u promovua nga ambasada apo kryeministri, por duhet përvoja. Këshilltarët e tij të ngushtë personal, nuk ia dikton kryeministri. Për mendimin tim panë që nuk ishte një person i inkriminueshëm, nuk ishte person me lidhje të forta kriminale dhe duket se nuk pranoi të bëhet pjesë e kësaj me emërimet dhe heshtjen e tij. Ky nuk i ka realizuar objektivat sepse për mendimin tim nuk është bërë pjesë e klaneve politike”, tha Hajdarmataj.

Më tej ai u shpreh se Nano u promovua nga ambasada amerikane dhe sipas tij nëse ai s’ka pasur cilësi lidershpi atëherë edhe ambasada nuk ka qenë e kthjellët në vlerësimin e saj.

Ndërsa ish-drejtuesi i Krimeve të Rënda, Eugen Beçi tha se shteti nuk mund të ndërtohet me orekse,

“Shteti nuk ndërtohet me orekse. Orekset e ministrit apo shtatë ministrat që mund të kenë ndërruar drejtorët e tjerë nuk mund t’i përmbushësh kurrë”, tha ish-Drejtues i Krimeve të Rënda, Eugen Beçi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb