Kreu i PD Sali Berisha, ka folur sot në lidhje me një 48- vjeçar i cili është vetëvrarur sot në Rrajcë, për shkak se i ishte ndërprerë energjia elektrike.

“Sot u gjet një qytetar i varur që i kishin prerë dritat. Shteti nuk pret dritat kush nuk e paguan duhet t’ia paguash ti. Nuk kthehesh dot në kohën e qiririt. ka me qindra mijëra shqiptarë që sistemohen si emigrantë dhe u paguhen dritat ose u jepen para për ti paguar. Ata që s’kanë do u marrësh përsipër ti paguash ujin, energjinë, ilaçet, kafshatën. Por këta zhdukin qindra mln euro në muaj apo 6 muaj”, u shpreh Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb