Nëse COVID-19 ka zhytur ekonomitë kudo në Europë në tremujorin e dytë, ekonomitë nordike po kufizojnë dëmet, veçanërisht në sajë të modelit të mirëfunksionimit dhe shtetit social.
“Pa ndihmë, ne do të duhet të largonim nga puna edhe 20 persona të tjerë”, thekson Markus Larsson.

Në krye të një zinxhiri furrash buke në rajonin Linkoping në Suedinë Jugore, ky sipërmarrës falënderon shtetin për ndihmën e tij për të mbijetuar.

Mbështetja për papunësinë e pjesshme dhe reduktimi i qirave dhe tarifave i mundësuan atij që gjatë krizës shëndetësore të kufizonte numrin e largimeve nga puna në një efektiv prej 100 personash.

Suedia, ishte pjesë e titujve kryesorë të gazetave duke refuzuar, në kundërshtim me vendet e tjera të kufizonte popullsinë e saj, me koston e një vdekshmërie dukshëm më të lartë sesa mes fqinjëve të saj veriorë.

Në fushën ekonomike, qeveria njoftoi në mes të marsit masa deri në 28 miliardë euro për të mbështetur bizneset.
“Në Suedi ashtu dhe në vendet e tjera nordike, reagimi politik për t’iu kundërvënë efekteve ekonomike të pandemisë ka qenë i shpejtë, i rëndësishëm dhe i hartuar mirë”, theksoi Robert Bergqvist, analist në bankën SEB.

Për të frenuar epideminë, Norvegjia, Finlanda dhe Danimarka kanë miratuar regjime gjysmëkufizuese. Pa dyshim që shkollat ​​janë mbyllur, por dyqanet dhe bizneset përgjithësisht kanë qëndruar të hapura.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb