MAQEDONI E VERIUT

Tetëdhjetë e katër qytetarë në 24 orët e fundit nuk e kanë respektuar orën policore. Policia ka arrestuar 67 persona ndërsa për të tjetër Ministria e Brendshme paralajmëroi se po përgatit masat e duhura.

Sipas të dhënave, në vetizolim janë mbi 10 mijë qytetarë si masë për parandalimin e virusit korona. Rreth 800 persona aktualisht janë në karantinë shtetërore dhe gjithsej rreth 3,000 qytetarë deri më tani kanë qenë në kapacitete akomoduese të cilët kanë ardhur nga jashtë. Në tërë territorin e shtetit ende vazhdon karantina 85 orëshe e cila filloi në pasditen e së premtes dhe do të zgjasë deri të martën në 5 të mëngjesit.

Gjatë fundjavës së festave, vetëm qytetarët me leje të posaçme kanë të drejtë të lëvizin, dhe në të gjithë territorin, leje për punë në orë policore siguruan marketet dhe restorantet që bëjnë dërgesa nëpër shtëpi. Të drejtë të lëvizjes në një termin të caktuar kanë edhe pronarët e qenve por edhe prindërit e fëmijëve me autizëm. Kjo është fundjava e dytë me radhë që i gjithë vendi është në izolim, një masë për të parandaluar përhapjen e virusit korona.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb