Anemia zhvillohet kur nuk keni mjaftueshëm qeliza të kuqe të gjakut, të shëndetshme, për të transportuar oksigjenin në gjithë trupin. Qelizat e gjakut mund të kenë mungesë të hemoglobinës, proteina që iu jep qelizave ngjyrën e kuqe. Më të predispozuar për t’u prekur nga anemia janë gratë shtatzëna, adoleshentet dhe të moshuarit, shkruan “shëndeti”.

Më poshtë pëmrneden disa nga shkaqet që çojnë në zhvillimin e anemisë si tek fëmijët ashtu edhe të rriturit:

Humbje të gjakut
Humbja e shumë qelizave të kuqe të gjakut është një shkaktar i zakonshëm i anemisë. Gjakderdhja e shumtë gjatë ciklit menstrual, ulcera, dëmtime ose operacioni mund të shkaktojnë humbje të gjakut deri në anemi. Gratë që kanë shumë gjakderdhje gjatë ciklit menstrual duhet të bëjnë analiza për anemi.

Doza e ulët në hekur
Një dietë e ulët në hekur mund të shkaktojë anemi. Hekuri nga burimet bimore dhe suplementet nuk absorbohet aq mirë sa ai në burimet shtazore. Problemet me tretjen, si sëmundja e Crohn, celiake mund të ndërhyjnë në absorbimin e hekurit. Disa ushqime dhe ilaçe mund të vështirësojnë marrjen e hekurit kur merren bashkë me ushqime që janë të pasura në hekur.
Këtu përfshihen: Produktet e qumështit, ushqime të tjera të pasura në kalcium, antacidet, kafja, çaji.

Mungesa në vitamina
Trupi ka nevojë si për vitaminën B12 ashtu edhe për folate për të prodhuar qeliza të kuqe të gjakut. Një dietë e ulët në këto vitamina shpeshherë mund të shkaktojë anemi. Një çrregullim autoimunitar ose problem me tretjen mund të pengojë gjithashtu trupin të absorbojë mjaftueshëm vitaminë B12. Ushqimet me bazë shtazore dhe drithërat janë një burim i mirë i vitaminës B12. Ndërsa folate gjendet tek perimet e gjelbra, frutat, fasulet dhe bizelet, dhe janë të shtuara si acid folik tek buka, makaronat dhe drithërat.

Sëmundja
Sëmundjet kronike ose infeksionet mund të pengojnë trupin të prodhojë mjaftueshëm qeliza të kuqe të gjakut, duke rezultuar në rënie të lehtë të hemoglobinës. Nëse keni rënie të konsiderueshme të nivelit të gjakut, mund të zhvilloni anemi si pasojë e mungesës së hekurit. Disa ilaçe dhe trajtime mjekësore mund t’ju rrezikojnë gjithashtu nga anemia. Konsultohuni me mjekun nëse keni nevojë për hekur ose suplemente të tjera.

Anemia aplastike
Anemia aplastike është një çrregullim i rrallë ku palca kurrizore nuk prodhon mjaftueshëm qeliza të kuqe të gjakut për të furnizuar trupin. Ky çrregullim prek vetëm 2 në 1 milion njerëz. Mund të shkaktohet nga dozat e larta të rrezatimit, ekspozimi ndaj kimikateve të caktuara, viruset ose një çrregullim autoimunitar ku trupi sulmon palcën kurrizore. Në disa raste është edhe e trashëguar. Në shumë raste njerëzit kanë nevojë për transfuzion të gjakut ose një transplant të palcës kurrizore.

Faktorët e rrezikut
Gratë dhe personat që vuajnë nga ndonjë sëmundje kronike janë më të predispozuar që të zhvillojnë anemi. Kur humbasin shumë gjak gjatë ciklit menstrual, gratë mund të bëhen anemike. Shtatzënia gjithashtu shkakton ndryshime në volumin e gjakut tek gratë, gjë që mund të rezultojë në anemi. Sëmundjet kronike si ato të veshkave mund të ndërhyjnë në aftësinë e trupit për të prodhuar qeliza të kuqe të gjakut. Një dietë e ulët në hekur, folate ose vitaminë B12 gjithashtu mund të rrisë rrezikun. Disa lloje të anemisë janë edhe të trashëguara.

Anemia e qelizave në formë drapri
Anemia e qelizave në formë drapri është një sëmundje e trashëgueshme ku trupi prodhon një formë anormale të hemoglobinës. Kështu qelizat e kuqe të gjakut ndryshojnë formë nga rrethore në formë drapri dhe ngjiten bashkë. Prandaj bëhet e vështirë kalimi i tyre nëpërmjet enëve të gjakut, duke shkaktuar dhimbje dhe dëmtim të indeve të gjakut. Qelizat e kuqe në formë drapri nuk mbartin sasinë e duhur të oksigjenit dhe shkatërrohen shpejt, kështu që dhe organizmi nuk furnizohet si duhet me oksigjen duke shkaktuar dobësi dhe dhimbje trupore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: