Kosova tashmë ka vendosur që të rrisë testimet për personat me COVID-19 si nga ana e institucioneve publike dhe private.

Vetë ministri i Shëndetësisë, Zemaj ka thënë se ka nënshkruar dy udhëzimet, që të licensohen laboratorët privatë për të kryer testimë, gjë që deri tani ishte e ndaluar.

Dhe që institucionet përkatëse të rrisin numrin e testimeve në popullatë.

“Sot kam nënshkruar dy udhëzime administrative. Kam nënshkruar bordin e ri për licencim për pjesën për COVID-19 të laboratorëve privatë. Menjëherë do të fillojnë institucionet publike të rrisin numrin e testimeve. Komuna e Prishtinës veç është në pritje, besoj që institucionet publike dhe private do të përgatiten për këtë punë”, tha Zemaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb