MAQEDONI E VERIUT

Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Sëmundje Infektive është rekomanduar që në Shkup, Tetovë, Shtip dhe Komunën e Likovës të bëhet ‘screening’ masiv. Gjithashtu është rekomanduar kontrolli ditorë i personave në izolim apo personave të infektuar.

Akoma nuk ka rekomandime zyrtare për vendosjen e masave shtrënguese apo karantinë për disa Komuna të Shkupit, ku numri i të prekurve nga Kovid-19, ditëve të fundit shënoi rritje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb