Situata te Milan nuk është aspak e mirë. Sikur të mos mjaftonin rezultatet e dobëta dhe përshendetja përfundimtare me titullin kampion, klubi kuqezi po has probleme edhe me lojtarët, pasi disa prej tyre nuk janë në kushtet e duhura fizike.

Së fundmi mësohet se Ismael Bennacer do të mungojë me shumë mundësi një javë dhe kështu automatikisht algjeriani mungon nga Interit. “Rezonanca magnetike shfaqi një dëmtim të lehtë muskulor në këmbën e majtë për futbollistin i cili duhet lënë pushim në këto ditë. Mesfushori do të rikontrollohet në javën e ardhshme”, shkruan klubi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb