Raste me Covid-19 janë duke u shtuar ndjeshëm në të gjithë qarkun e Beratit. Nga dita në ditë, vihet re një numër në rritje i nxënësve të infektuar me Covid-19, ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit rezultojnë Covid-pozitiv, 18 nxënës të moshave 14-19 vjeç.

Rezultatet e testeve të ardhura pranë ISHP-së Berat bëjnë me dije se nga 38 nxënës të testuar 18 prej tyre kanë rezultuar “pozitiv”. Të njëjtat burime konfirmojnë se pranë ISHP-së Berat vijojnë çdo ditë testimet mes nxënësve të shkollave, për shkak të përhapjes së vrullshme të virusit mes klasave.

Situata paraqitet problematike në shkollën 9-vjeçare “22 Tetori” dhe gjimnazin “Babë Dudë Karbunara” në Berat si dhe në 9-vjeçaren “Karaman Ylli” në Skrapar. Burime pranë Institutit të Higjienës Berat konfirmojnë se janë mbyllur 2 klasa në shkollën “22 Tetori”, 2 klasa në gjimnazin “Babë Dudë Karbunara” dhe 1 klasë në shkollën “Karaman Ylli”, ndërkohë që po vijon edhe hetimi epidemiologjik i rasteve, për të shmangur zinxhirin e infektimeve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb