Në ditën e prezantimit të Tammy Abraham, Roma merr një lajm të keq. Chris Smalling është dëmtuar në stërvitje dhe pritet t’u mungojë verdhekuqve për të paktën dy javë. Smalling braktisi menjëherë stërvitjen për të kryer ekzaminime më të detajuara.

Mbrojtësi anglez do të humbasë sfidën hapëse të Serie A kundër Fiorentinës të dielën mbrëma dhe me shumë mundësi do të mungojë dhe në sfidën e dytë të kampionatit kundër Salernitanës.

Kjo është një mundësi për Marash Kumbullën, i cili pritet të hidhet titullar në fushë nga trajneri Mourinho. Qendërmbrojtësi i Kombëtares ka shansin e artë të provojë vlerat e tij në sytë e trajnerit portugez, i cili e ka aktivizuar jo pak këtë verë.

Kumbulla është stërvitur fort muajin e fundit dhe për fat të mirë, nuk ka pasur probleme. Mbrojtësi shqiptar pritet të vijë me minuta në këmbë në tri ndeshjet e shtatorit, ku kombëtarja do të luajë ndaj Polonisë, Hungarisë dhe San Marinos.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb