VLORE- Gjatë sezonit turistik, do të shtohen sportelet në hipotekat e të gjithë vendit. Kthimi i emigrantëve do të bëjë që gjithashtu të zgjaten oraret  e punës në këto sportele.

I pranishëm sot në Vlorë, drejtori i Përgjithshëm i Hipotekës, Valdrin Pjetri prezantoi masat që do të merren gjatë këtij sezoni turistik.

Ai kërkoi që të denoncohet çdo rast korrupsioni në plaftormën e bashkëqeverisjes duke qenë se problematikat në hipoteka nuk kanë qenë të pakta.

“Të gjithë drejtorët tanë do të marrin masat për kryerjen sa më shpejt të aplikimeve që vijnë nga qytetarët dhe emigrantët. Për çdo qytetar që has një problem apo rast korrupsioni le t’i dretohet portalit të Bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam” dhe menjëherë do jemi aty për t’i dhënë zhidhje”.

Ditë më parë drejtori i përgjithshëm i hipotekës shkarkoi drejtorin e Vlorës, Sokol Banaj për shkak se zbuloi shkelje.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: