Thashethemet për një largim të mundshëm të Cristiano Ronaldo nga Manchester United sa vijnë e shtohen. Së fundmi është The Times që jep lajmin që tifozët e “Djajve të kuq” nuk do donin që ta lexonin.

Sipas asaj që shkruhet, sulmuesi portugez u ka kërkuar drejtuesve që kartoni i tij të dalë në shitje. CR7 nuk është aspak i kënaqur me mënyrën sesi shkuan gjërat këtë sezon, pasi skuadra jo vetëm që nuk ia doli të ishte kompetitive për titullin, por shkoi shumë larg pritshmërive.

Për Ronaldon, dashuria pas rikthimit të bujshëm mund të zgjasë vetëm një sezon. 37 vjeccari luajti 30 sfida këtë edicion dhe realizoi 18 gola, sakaq dha assistin e fundit 3 herë.

J
J

Sa i përket pistave të mundshme, hipoteza më konkrete është Bayerni, ndërsa në kufinjtë e të pamundurës qëndron kalimi te Roma.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb