Fitorja në ndeshjen e parë të “Premier League” kundër Leicester nuk i ka shuar spekulimet se Jose Mourinho pritet të shkarkohet nga Manchester United.

Së fundmi zërat janë shtuar shumë dhe në pah ka dalë edhe zëvendësuesi i portugezit. Sipas “L’Equipe” Zinedin Zidan do të marrë shumë shpejt drejtimin e “djajve të kuq”.

Sipas “L’Equipe”, drejtuesit e Manchester United janë gati që të shkarkojnë nga detyra Mourinhon, që është gjithnjë e më shumë në qendër të polemikave, sidomos për lëvizjet në merkato të “djajve të kuq”, aspekt për të cilin nuk e fshehu aspak pakënaqësinë e tij.

E përditshmja franceze e përshkruan Zidane si një person që është në kërkim të stimujve të rinj, e një klub si Manchester United e tërheq padyshim shumë. Francezi po e ndjek me vëmendje të veçantë situatën te Manchester United, pasi Mourinho është në luftë me të gjithë ambientin, ku spikasin edhe përplasjet me Paul Pogbanë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb