Lista e skuadrave pretendente për të afruar James McAtee nga Manchester City sa vjen e rritet.
Sipas The Telegraph, mesfushori ka përfunduar në qendër të vëmendjes së Nottingham Forest dhe Bayer Leverkusen, ndërsa tabloidi Metro shkruan se Milani dhe Manchester United i janë bashkuar garës.
Gjatë gjithë sezonit, McAtee u dallua me paraqitjet e tij. Në garat e ndryshme, Premier League, Champions League, FA Cup, League Cup dhe Community Shield, ai bëri 25 paraqitje, duke shënuar 7 gola në gjithsej 885 minuta të luajtura.