Zvicra është shteti i radhës që i është bashkuar sanksioneve të marra nga Bashkimi Europian kundër Rusisë.

Lajmi është bërë i ditur nga media ukrainase Kyiv Independent, me anë të një postimi në rrjetin social Twitter.

Masat e reja përfshijnë një embargo të qymyrit dhe sanksione të mëtejshme financiare, të cilat hyjnë në fuqi menjëherë.

Bizneset ose qytetarët rusë nuk do të jenë në gjendje të regjistrojnë truste në Zvicër sipas sanksioneve të reja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb