Sekretari i degës së Vlorës, Gjergji Nika ka thënë gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Kolegjit të Kryetarëve se asgjë nuk ndodhi nga 25 prilli deri në 6 mars. Ai tha se PD ndodhet e ndarë në tre fraksione, ku citoi grupimin e Lulzim Bashës, atë të Sali Berisha dhe një pjesë tjetër që qëndron e heshtur.

Nika sugjeron që fillimisht duhet që PD të fokusohet te pjesa e heshtur e më pas të merret me foltoren. Nga ana tjetër, kryetari i Degës së Librazhdit, Bujar Vreto, thotë se duhet të dilet me një platformë përbashkuese.

Diskutimet:

Sekretari I degës Vlorë, Gjergji Nika: Asgje nuk ndodhi nga 25 prilli ne 6 mars, kishim vetem nje barre te brendshme. Ne jemi ndare ne 3 fraksione, ne, ata te Berishes dhe pjesa e heshtur. Ne duhet te fokusohemi njehere te kjo pjesa e heshtur, pastaj te bashkimi me foltoren. Nuk jam dakrod për doreheqjen tuaj, Partia nuk eshte gati për zgjedhje. Zgjidhja duhet të vinte nga ju në formë kompromisi, por duke mos bërë një hap pas. Nuk mund të kthehemi pas. Kompromis por pa dorëheqjen tuaj.

Bujar Vreto kryetar i Librazhdit:
Duhet te bejme nje platforme perbashkuese, duke u distancuar nga hajdutet e periudhes 2005-2013. Mblidhni keshillin kombetar, ndoshta edhe kuvendin ne prill, por nuk e gjykoj te arsyeshme doreheqjen ne kete moment. Ne na duhet zgjidhje jo thellim i krizes

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: