Skuadra gjenoveze e Sampdorias është ekipi më i goditur nga COVID-19 në Serie A. Pas Manolo Gabiadinit, Omar Kollej, Albin Ekdal, Antonino La Gumina dhe Morten Torsbi, rezultuan pozitivë me virusin e rrezikshëm edhe Bartosh Berezinski dhe Fabio Depaoli. Pra janë shtatë futbollistë të ekipit që janë infektuar nga koronavirusi.

Veç tyre, dhe një nga mjekët e skuadrës ka rezultuar gjithashtu pozitiv. Për momentin, të gjithë të prekurit te Sampdoria nuk shfaqin asnjë simptomë dhe nuk paraqesin probleme me shëndetin.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb