Mund të duket e çuditshme, por shtrigat e New York-ut u mblodhën në një librari në Bruklin për të mallkuar gjykatësin e Gjykatës së Lartë Brett Kavanaugh vetëm një vit pasi mallkuan presidentin Donald Trump.

Shtrigat E Nju Jorkut
Shtrigat E Nju Jorkut

Organizatoret deklaruan se ky ritual ishte në shenjë rezistence dhe kundërshtimi ndaj Kavanaugh që sipas tyre nuk është i denjë për të marrë detyrën e një gjykatësi kaq të rëndësishëm pasi u akuza për ngacmime seksuale.

Procesi i çuditshëm u transmetua live raporton rrjeti britanik BBC. E ndërsa në New York hidheshin mallkime ndaj Kavanaugh, në Kaliforni një prift katolik dhe një ekzorcist u bashkuan në lutje për t’i bërë rezistencë mallkimeve të grupimit të shtrigave.

Ndërkohë gjysma e fitimeve nga ky proces okult do të shkojnë për bamirësi. Të pyetura nëse mallkimet e tyre ndaj Trump kishin rezultuar të suksesshme, organizatoret u shprehen mjaft të kënaqura me pasojat duke nënvizuar problemet që shefi i Shtëpisë së Bardhe ka pasur me hetimet ndaj ndërhyrjes ruse në zgjedhjet amerikane, çështjen e aktores se filmave pornografikë Stormy Daniels etj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb