Situata e COVID-19 në vend ende vijon të jetë kritike.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi pak më parë se gjatë 24 orëve të fundit 15 persona nuk kanë mundur të fitojnë betejën me virusin, ndërsa 1021 të tjerë janë shpallur të infektuar.

Ndërkohë, burime për “Balkanweb”, bëjnë me dije se këtë të martë Spitali i Elbasanit “Xhaferr Kongoli” ka shtruar pacientët e parë të infektuar me koronavirus. Bëhet fjalë për katër pacientë.

Lajmi për hapjen e një pavioni COVID në spitalin e Elbasanit është bërë i ditur që më datë 15 dhjetor 2020, nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Ministrja asokohe tha se në këtë spital janë në dispozicion 81 shtretër për personat e infektuar me virusin e rrezikshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb