Këngëtarja britanike Marianne Faithfull, ikonë e viteve 60-të, është shtruar në spital pasi ka rezultuar pozivite me koronavirusin e ri. Menaxheri i saj tha që Mariannë po kurohet për Covid-19 në një spital në Londër.’ Marianne është në kushte të stabilizuara dhe po i përgjigjet mirë trajtimevee që po merr’, ka shtuar burimi për ‘Republic Media’, agjencia e specializuar në sektorin e muzikës.

Artistja amerikane avanguarde Penny Arkade, mikeshë e këngëtares britanike 73-vjeçare, ka shkruar në adresën e saj në Facebook që Marianne ishte shtruar në spital ë martën për shkak të një kolle që i kishte filluar teksa ishte në karaninë.

Marianne Faithfull ka qenë një ikonë e viteve 60, ku vetëm 17 vjec u ngjit në skenë falë këngës “As Tears Go By” e shkruar nga Mick Jagger dhe Keith Richards e Rolling Stones. Përveçse ka qenë një kantautore, këngëtarja ka qenë edhe një artiste në skenë dhe në telekamera, në një karrierë që ka zgjatur 5 dekada. Në vitet 60 dhe 70 ajo ka pasur probleme të mëdha me drogën. Gjithashtu ajo ka pasur probleme dhe është operuar nga një tumor në gji, hepatit C dhe ka qëndruar gjatë për tu rehabilituar për shkak të një infeksioni.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: