Në datën 5 shtator Kombëtarja shqiptare do të zbresë në fushën e “Air Albania”-s për t’u përballur me Hungarinë, në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Botërorit.

Ndërkohë FSHF duket në luftë me kohën, teksa ditën e sotme ka nisur shtrimi i tapetit të ri në impiantin modern. Problematika e shumta të shfaqura të fushës, e detyruan Federatën Shqiptare të Futbollit të bënte një investim të rëndësishëm, që shkon në rreth 1 milion euro.

Fusha e re do të jetë hibride, si një zgjidhje më e mirë për të shmangur problemet si më parë. Puna ka nisur dhe momentalisht është shtruar rreth 25% e tapetit.

Me shumë mundësi brenda pak ditësh do të përfundojë shtrimi i plotë. Ndërkohë vlen të theksohet se 3 ditë pas sfidës me Hungarinë, më saktësisht më 8 shtator, Shqipëria, do të luajë sërish në “Air Albania”, në përballjen ndaj San Marinos.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb