Sfida mes Arsenal dhe Këlnit e cila duhet të niste në orën 21:05 është shtyrë me 60 minuta për shkak të kaosit në stadiumin “Fly Emirates”.

Tifozët e Këlnit kanë habitur jo pak teksa 20 mijë prej tyre kanë udhëtuar drejt Londrës për të ndjekur ekipin e tyre të zemrës. Përgjatë ditës ata kanë ndezur kryeqytetin anglez me këngë dhe brohorima në mbështetje të skuadrës.

Dy orë para ndeshjes ata i janë afruar stadiumit për të hyrë por problemi qëndronte se sipas UEFA-s atyre iu takon vetëm 5% e biletave, në rastin konkret 2900. Të gjendur përballë kësaj situata, 20 mijë tifozët gjerman kanë bllokuar tifozët e Arsenalit të hyjnë në tribunat e tjera duke sjellë kaos.
1505412544812_lc_galleryImage_Soccer_Football_Arsenal_v-470x314
Ndërkohë, dyshohet se shumë prej tyre kanë blerë biletat mes tifozerisë vendase dhe duke llogaritur se mes mbështetësve të Këlnit ka shumë ultras që klasifikohen si huliganë të rrezikshëm, për çështje sigurie është vendosur që të shtyhet fillimi i ndeshjes në mënyrë që të kontrollohen të gjithë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb