TIRANE – Shtyhet për një datë të pacaktuar ceremonia e zhvendosjes së eshtrave të mjeshtrit Ibrahim Kodra, nga Ishmi ku prehet prej vitit 2006, për në Tiranë, ku një vendim i Ministrisë së Kulturës përcakton që do të rivarroset tek Kodrat e Liqenit.

Ministria e Kulturës njoftoi se ceremonia e rivarrimit të Ibrahim Kodrës është shtyrë për një datë të mëvonshme, pasi ekzekutorët testamentarë kërkojnë një moment më të pjekur.

Ndërkaq, prej ditësh, banorët e Ishmit në Durrës kanë protestuar dhe janë shprehur se nuk do të lejojnë zhvendosjen e eshtrave të tij nga fshati i lindjes për në kryeqytet.

Ibrahim Kodra u shua më 7 shkurt të vitit 2006 në Milano dhe u varros në Ishëm në datën 10 shkurt, pasi u soll me charter nga Italia, me shpenzime të Behgjet Pacollit. Atëkohë, trupi i pajetë u vendos paraprakisht në Teatrin e Operas ku u mbajtën homazhe, e mandej u dërgua në Ishëm.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: