Sekretarja e Shtetit për Çështjet Europiane të Portugalisë, Ana Paula Zacarias ka konfirmuar se nuk ka çelje negociatash për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Ministrja portugeze thotë se u vendos që të shtyhet data për Konferencës e Parë Ndërqeveritare.

Shkak është bërë veto-ja e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut, nga e cila e pësoi dhe Shqipëria.

Edhe me presidencën portugeze në BE Shqipëria nuk arriti dot të çelte negociatat dhe tashmë pritet të shihet se çfarë do të ndodhë në presidencën sllovene.

”Ne e nisëm ditën me bisedimet për zgjerimin. Fatkeqësisht, pavarësisht të gjitha përpjekjeve tona, ishte e pamundur që të arrijmë një dakordësi për mbajtjen e kornizën e negociatave dhe mbajtjen e Konferencës së Parën Ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ne shpresojmë se presidenca sllovene do të mund të arrijnë në përcaktimin e datës. Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor është një pjesë jetike e Bashkimit Evropian”, tha Zacarias

Të gjitha vendet ishin pro hapjes së negociatave për Shqipërinë, madje dhe Holanda që ishte më skeptikja dha ‘ok’ për mbajtjen e tryezës së parë ndërqeveritare, por tashmë edhe në muajt në vijim fati i integrimit europian të vendit tonë do i mbetet dialogut Bullgari-Maqedoni e Veriut, vetëm në rast se Presidenca sllovene e BE vendos të ndajë rrugën e dy vendeve.

Ditën e sotme ministrat e jashtëm të BE u mblodhën në Këshillin për Çështjet e Përgjithshme në Luksemburg, por rezultati ishte mosdakordësia për të mbajtur një Konferencë të Parë Ndërqeveritare për dy vendet e Ballkanit Perëndimor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: