Pas reshjeve të shiut, finalja e dytë e Kupës Libertadore është karakterizuar nga “reshje gurësh”.

Objektiv ka qënë autobusi i skuadrës së Boca Juniors, i cili është bërë tabelë qitjeje për tifozët e River Plate. Autobusi pësoi dëmtime të shumta, me disa nga dritaret që u shkatërrua nga objektet që u hodhën në automjet .Në mënyrë që të përpiqej të shpërndante tifozët, policia përdori gaz lotsjellës, megjithatë ai hyri në autobus dhe disa nga lojtarët e Boca ishin prekur dhe po kolloheshin.

“Operacioni ishte një dështim “,- tha drejtori sportiv i Bocas, Horacio Paolini.

Ndërkohë, sapo kanë mbërritur në stadium, shumë prej tyre kanë filluar me të vjella, aq sa klubi ka kërkuar që mjekët e “Conmebol”, që organizon aktivitetin, të kontrollojnë gjendjen e tyre, pasi për momentin e kanë të pamundur të aktivizohen në këtë sfidë. Mes tyre është edhe Karlos Tevez, i cili raportohet se për shumë minuta kishte të vjella papushim.

Finalja e Kupës Libertadore është programuar për tu luajtur sot në stadiumin e River Plate, “Estadio Monumental”. Ndeshja e parë u mbyll me rezultat 2-2.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb