Komisioni i Ligjeve do të rimblidhet sot pasdite në orën 18:00 për të diskutuar projektligjin e opozitës parlamentare për listat e hapura dhe ndalimin e koalicioneve.

Në fakt mbledhja e sotme u përfshi nga diskutimet e propozimit të grupit parlamentar demokrat për një ulje të pragut zgjedhor në 2%. Ishte Korab Lita që dha propozimin teksa nga PS, Klotilda Bushka e ka komentuar këtë nivel pragu si shumë të ulët.

 

‘’Në lidhje me propozimin për amendim të nenit 1, edhe duke ju referuar edhe eskpertëve dhe diskutantëve. Pragu 5% konsiderohet frenues. Por 2% është një çështje që ka nevojë për diskutim të përbashkët të relatorëve. Duhet analizë, pse arrihet në këtë nivel dhe jo në një tjetër. Mua më duket nivel i ulët lidhur me propozimin që kemi marrë në fillim për pragun elektoral 5%. ‘’- tha Bushka.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb