Është zhvilluar këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Në përfundim të kësaj mbledhjeje kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka vendosur që të shtyjë miratimin e fondeve vjetore për partitë politike për pas datës 31 mars.

Shtyrja bëhet pasi në 31 mars është afati i fundit për dorëzimin e raporteve financiare vjetore.

Sipas Celibashit do të shikohet kush parti sjell raportet, pasi sipas ligjit nëse nuk dorëzohen raportet financiare, partitë nuk përfitojnë fonde për vitin pasardhës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb