UASHINGTON

Është shtyrë për dy ditë takimi mes zyrtarëve të Kosovës dhe të Serbisë, në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.

Nuk dihen ende zyrtarisht arsyet e takimit në Amerikë mes palëve.

Ky takim ishte parashikuar të mbahet më datë 2 shtator në Shtëpinë e Bardhë.

Ndërsa, me këtë shtyrje date, takimi pritet të mbahet më datë 4 shtator në Uashington.

Bisedimet dy palëshe janë fokusuar për momentin tek aspekti ekonomik.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb