TIRANE– Gjykata e Krimeve të Renda ka shtyrë për të shtatën herë procesin gjyqësor ndaj Almir Dacit, ish-imami i vetëshpallur i Leshnicën.

Mësohet se shkak i shtyrjes është bërë mospranim e dy dëshmitareve bashkëshorte të Dacit, të cilëve nuk u gjendet adresa. Burime zyrtare për ‘BalkanWeb’ bëjnë me dije se dëshmitarët, burrë dhe grua, rezulton se kanë shitur shtëpinë dhe ka dyshime se mund të jenë kërcënuar.

Almir Daci gjykohet në mungesë nga gjykata ndonëse familja ka deklaruar se ai është vrarë në Siri. Gjyqi ndaj imamit të vetëshpallur prej disa kohesh zhvillohet pa praninë e kamerave.

Një ndër militantët më aktivë të ISIS, Daci, u raportua nga familja se ishte vrarë në prill të 2016-ës, gjatë luftimeve në Siri. Por, zyrtarisht nuk është konfirmuar nga autoritetet shqiptare se Daci është vrarë gjate luftimeve në Siri apo jo. Daci ishte një prej militantëve islamikë ku shfaqej në një video kërcnuese ndaj shqiptarëve, ndërsa njihet edhe si një prej personave që ka pasur influencë në strukturat e organizatës terroriste ISIS.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: