KAS ka shtyrë seancën e sotshme për shqyrtimin e kërkesave ankimore për qarkun e Gjirokastrës.

Seanca do të vijojë nesër në orën 09:00, teksa anëtari i KAS Ledio Braho theksoi se palëve do i lihet kohë edhe për qarkun e Beratit, duke vijuar me të pasi të mbarohet me Gjirokastrën.

Po ashtu pritet që të shqyrtohen edhe kërkesat ankimore për Vlorën.

 

‘’KAS i konsultuar pezullon dhe shtyn seancën për kërkesat ankimore në këtë gjykim administrativ për nesër në orën 09:00. Në lidhje me seancën që është caktuar për Beratin, duke ditur që palët e këtij procesi janë dhe të Beratit, i ndihmon edhe palët për provat që u nxorën dje, kështu që seancën për Gjirokastrën e shtyjmë për nesër datë 19 maj, ndërkohë që për Beratin jemi direkt me Gjirokastrën, vijojmë me Beratin. Besoj se do vijojmë me seancën e kërkesave ankimore për Vlorën.’’- tha Braho.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb