Shtyhet seanca paraprake për Vangjush Dakon.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se shkak u bë mungesë e një prej avokatëve të të dyshuarve i cili i kishte sjellë kërkesë.

Po ashtu edhe mungese e akt ekspertimit që është kërkuar nga gjykata për projektin e promenadës.

Ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, është i pandehur për shpërdorim detyre në dy raste, në lidhje me një pallat që u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 si dhe projektin e promenadës.

Kujtojmë se Dako është shpallur gjithashtu non grata edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: