MAQEDONI E VERIUT

Ditën e sotme në Kuvendin e Maqedonis së Veriut u mbajt seanca për qeverinë e re të koalicioniet LSDM- BDI- BESA.
Diskutimet ishin të ashpra dhe plot me akuza mes palëve, ndërkohë që seanca do të vijojë edhe nesër teksa deputetët duhet të votojnë deri në mesnatë për qeverinë e re.

Sot Talat Xhaferi, kryeparlamentari i rizgjedhur vendosi të ndërpresë seancën pas debateve dhe tensioneve të shumta.

Ishte deputeti i VMRO- DPMNE, i cili zbuloi se në vjeshtë opozita fillon protestat masive kundër qeverisë së re dhe premtoi se koalicioni LSDM- BDI me një shumicë të ‘brishtë’ parlamentare do të bjerë së shpejti.

“Do të shihemi nëpër qytetet dhe fshatrat e Maqedonisë sepse ky është koalicioni i mashtrimit, ky koalicion do të prishet në demonstratat masovike nëpër qytetet dhe fshatrat e Maqedonisë që do të fillojnë këtë vjeshtë sepse kapacitet për ndërprerjen e polarizimit nuk ka, kapacitet për realizimin e premtimeve nuk ka kurse njëkohësisht populli ndjehet i zhgënjyer dhe nuk është i përfaqësuar denjësisht në këtë Qeveri”, deklaroi Aleksandar Nikollovski, VMRO-DPMNE.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb