SHBA

Filmi i James Bond “No Time To Die” thuhet se do ketë një tjetër shtyrje për shkak të koronavirusit, kësaj here deri në vjeshtë të këtij viti. Sipas Deadline, seria e ardhshme nuk do të publikohet më 2 prill ashtu siç ishte planifikuar.

Filmi, i cili do të sjellë Daniel Craig në shfaqjen e fundit si agjent sekret, u shty më parë nga data e publikimit në nëntor 2020. Para kësaj, u shty po ashtu nga prilli i vitit 2020 për në nëntor.

Ndërkohë, janë ngritur spekulime rreth asaj se kush do të luajë Bond-in e ardhshëm pasi Craig të largohet këtë vit. Ndër aktorët e preferuar për këtë rol janë Tom Hardy dhe James Norton, ndërsa Idris Elba gjithashtu ishte një nga kandidatët.

Duhet theksuar sërish që “No Time To Die” do të jetë paraqitja e pestë dhe e fundit e Daniel Craig si agjenti 007.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb