BRITANI E MADHE 

Filmi më shumë pritur për 2021-shin ‘No time to die’ është shtyrë përsëri për shkak të pandemisë së Covid-19.

Premiera e filmit të fundit në serinë e James Bond u caktua të dilte në kinematë e Amerikës së Veriut në 10 Prill 2020, ndërsa së fundmi është planifikuar për t’u shfaqur në kinematë botërore më 8 tetor të këtij viti.

Shtyrja për herë të tretë e premierës, tregon sesa ndikim të dëmshëm ka pasur pandemia në ‘Hollyëood’. Filmi i 25-të në serinë Bond është i pari që vonohet kaq shumë, dhe e gjitha për shkak të pandemisë.

Kjo do të jetë hera e fundit që aktori Daniel Craig do të interpretojë rolin e agjentit sekret britanik.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: