“Shtyllë jashtë, shtyllë brenda”. Fjalë të thëna nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka, gjatë prezantimit të brazilianit Sylvinho në krye të Kombëtares shqiptare. Këto fjalë u përdorën nga Duka për të thënë se futbolli është edhe fat.

Nuk ka lidhje shumë me fjalët e kreut të FSHF-së, por Thoma Goga, një shkrimtar dhe autor shqiptar, ka ardhur me një propozim që ia ka nisur edhe FIFA-s, siç thotë ai 25 vite më parë.

“Kur një futbollist gjatë aksionit, gjuan dhe topi nuk preket nga asnjë kundërshtar, por godet shtyllën dhe përfundon jashtë, ekipi sulmues duhet të përfitojë goditje këndi.

Nëse topi përfundon jashtë vijës anësore, duhet rivënie po për ekipin që goditi shtyllën. Pra, shtylla le të quhet lojtar i ekipit kundërshtar” – shkruan Goga, i cili ka listuar edhe arsyet pse duhet të bëhet:

Goga 2

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb