Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Bungaj të Mirditës, ku 68-vjeçari Mark Gjeta u shtyp për vdekje me makinë nga shtetasi Mhill Gega.

“BalkanWeb” zbardh dëshminë e autorit të krimit, i cili mësohet të ketë thënë para hetuesve se nuk ka dashur të kryejë krimin, por e ka bërë në gjaknxehtësi e sipër.

“Ne gjaknxehtësi e siper kam marrë makinen dhe e kam goditur. Nuk desha të kryer këtë krim, por gjithçka ishte e momentit”, ka thënë 60-vjeçari Gega.
Ndaj autorit është ngritur akuza e vrasjes më dashje. Ai po mbahet në dhomat e paraburgimit të Komisariatit të Policisë Lezhë në pritje për t’u njohur me masën e sigurisë, e cila do të zhvillohet në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb