Kishte shtypur me makinën e tij një fotograf teksa dilte nga një kishë, por Justin Bieber, mund të rrijë i qetë, aksidenti që ai shkaktoi nuk do të ketë konseguenca ligjore.

Sipas Tmz, policia amerikane është e bindur që popstari nuk ka kryer asnjë vepër kriminale, sepse nuk kishte për qëllim të shtypte fotoreporterin. Është pikërisht burri që ka thyer rregullat, duke qëndruar në mes të rrugës.

Paparaci pas aksidentit përfundoi në spital për një dëmtim në këmbë dhe ka qenë pikërisht Justin Bieber që i ka dhënë ndihmën e parë, duke vërtetuar edhe një herë që incidenti ka qenë i pavullnetshëm.

Ashtu siç ka shpjeguar policia shkaku i përplasjes nga makina e Bieber ka qenë pikërisht pozicioni i fotoreporterit, që për të fotografuar Bieber teksa dilte nga një kishë në Beverly Hills i ka zënë rrugën Suv-it të këngëtarit.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: