Presidenti Ilir Meta ka ripërsëritur thirrjen ndaj qeverisë për shtyrjen e afatit të skadimit të kartave të identitetit dhe të pasaportave, që mbarojnë para 25 prillit.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Meta thekson se rrezikohen 800 mijë qytetarë, ndërsa shton se askujt nuk mund t’i mohohet e drejta e votës.

MESAZHI I METËS
Të dashur qytetarë,
Nisur nga fakti tepër shqetësues se rreth 800 mijë prej jush, me të drejtë vote, ju skadon afati i vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit deri më 25 prill 2021, i kam kërkuar sot zyrtarisht Kuvendit dhe Qeverisë shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së tyre, deri më 30 prill 2021.
Me qëllim garantimin e së drejtës kushtetuese të çdo qytetari me të drejtë vote për të zgjedhur, u bëj thirrje këtyre institucioneve të marrin në kohë, dhe pa asnjë vonesë, të gjitha masat e nevojshme dhe nismën legjislative përkatëse.
ASKUJT NUK MUND T’I MOHOHET E DREJTA E VOTËS! ??

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb