Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj ka folur në rubrikën ”Opinion” në Neës24 lidhur me shtyrjen e aministisë fiskale për në shtator.

Në fakt amnistia fiskale duhet të miratohej brenda këtij sesioni parlamentar i cili u mbyll ditën e sotme por Denaj shton se do të punohet në gusht për adresimin e plotë të saj.
Denaj thotë se duhen diskutuar nen për nen të gjitha çështjet që adresojnë këtë amnisti, pasi kërkohet amnistia fiskale.

Për më tepër Denaj zbulon se KE ka kërkuar një përqasje proaktive me grupet e interesit prandaj do vijojnë konsultat publike, edhe pse sipas ministres biznesi është shumë pozitiv në këtë drejtim.

”Komisioni i Ekonomisë dhe i Ligjeve miratuan në parim projektligjin. Nevoja për të diskutuar nen për nen, pasi grupe të interesit që janë shprehur në diskutime të drejtpërdrejta, edhe Komisioni Europian ka kërkuar për një përqase proaktive me grupet e interesit. Pra duhet adresuar siç duhet. Do marrim gushtin për këtë.
Të dyja këto do shkojnë në një konsultim të përbashkët publik. Për aministinë fiskale flite t shumë. Biznesi është pozitiv për qasjen drejt amnistisë. Përtej konceptit të pabarazisë. Biznesi kërkon amnisti fiskale të plotë. është ligj i rëndësishëm dhe duhet parë në detaje. FMN është shprehur në mbylljen e misionit të fundit, po presim vërejtjet dhe komentet dhe do të diskutojmë me Komisionet si përshtatshmëria juridike, ndarja e plotë, individi i ndershëm mos japë elementet e rrezikut. ”- tha Denaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb