Shtyrja e kampionatit europian do t’u lejojë shumë lojtarëve të dëmtuar që të rikuperojnë dhe të shpresojnë në një grumbullim për verën e ardhshme. Një shans i dytë për ata që dëmtimet e rënda në këtë sezon, do t’u kushtonin pjesëmarrjen në veprimtarinë më të rëndësishme futbollistike pas Kupës së Botës.

Lista është e gjatë dhe fillon me italianin Nikolo Zaniolo që theu ligamentin e kryqëzuar më 12 janar në ndeshjen Roma-Juventus, ndërsa pak minuta pas tij të njëjtin fat pësoi edhe turku Merih Demiral. Eden Hazard gjithashtu nuk po gëzonte një formë të mirë falë dëmtimeve të njëpasnjëshme, teksa një frakturë në kërci në fund të shkurtit e vuri në rrezik prezencën e tij në europian.

Markos Asensio theu ligamentin e kryqëzuar në korrik dhe pritej që të zbriste në fushë këto ditë, por zor se do të bënte në kohë për të siguruar një vend titullari te Real Madridi dhe një grumbullim në përfaqësesen e Spanjës. Edhe Herri Kejn ishte në dyshim për Euro2020, pasi në janar u operua në tendinat e kofshës së djathtë.

Musa Sisoko i Francës gjithashtu pritej të rikuperohej nga dëmtimi që pësoi në ligamentin e mesëm kolateral në muajin janar sikundër edhe patrioti i tij që luan te Barcelona, Musa Dembele që këputi tendinat në muskulin e kofshës së djathtë dhe do të mund të zbresë në fushë vetëm në gusht.

Edhe holandezi Steven Bergvijn, që më 9 mars gjatë ndeshjes Totenhem-Bërnlej pësoi një dëmtim të rëndë në kavilje sikundër Depaj, që në dhjetor këputi ligamentin e kryqëzuar në dhjetor.

Te Gjermania lista fillon me Nikolash Sulen, që në tetor këputi ligamentin e kryqëzyar, ndërsa Leroi Sane pati të njëjtin fat në gusht.

Austriaku Tomas Goginger dhe portugezi Rikardo Perreira këputën ligamentin e kryqëzuar pak ditë më parë. Irlandezi Cirian Klark dëmtoi rëndë kaviljen nën shkurt. Ozan Kabak i Turqisë dëmtoi shtyllën kurrizore, ndërsa Cenk Tosun theu ligamentin e kryqëzyar në stërvitje në fillim të këtij muaji.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb